Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Omani jep njoftimin zyrtar: Raundi i ri i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit nuk do të zhvillohet të dielën
👁6831
Donald Trump “preferon paqen. Irani ka ende një mundësi”, tha shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, në një intervistë me Fox, duke theksuar se do të ishte një “ide e keqe” që Teherani të zhvendoste fokusin e tij te Shtetet e Bashkuara. Raundi i ri i bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit, i planifikuar fillimisht për nesër, “nuk do të ndodhë”, njoftoi Omani, ndërmjetësi i negociatave. Kjo edhe për shkak se Irani është i përqendruar te goditjet në Izrael apo mbrojtjen e vendit nga sulmet ushtria hebraike. Forcat Ajrore Izraelite thanë se operacioni i tyre kundër Iranit po “vazhdonte sipas planit”...