Olivia Rodrigo e kthen “Daisy Chain Fields” në një festë të muzikës, solidaritetit dhe fuqizimit të grave

Olivia Rodrigo e kthen “Daisy Chain Fields” në një festë të muzikës, solidaritetit dhe fuqizimit të grave

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Olivia Rodrigo ka krijuar me “Daisy Chain Fields” një festival që synon të shkojë përtej muzikës, duke bashkuar artistet gra dhe muzikantet me identitete të ndryshme gjinore në mbështetje të të drejtave të grave dhe vajzave. Festivali, i mbajtur në Great Park në Irvine të Kalifornisë, u konceptua si një hapësirë ku muzika, komuniteti dhe aktivizmi shoqëror takohen. Emri dhe simbolika e tij lidhen me margaritën: një lule e vetme është e brishtë dhe lidhet me fëmijërinë, natyrën dhe lirinë, ndërsa shumë margaritare të bashkuara krijojnë një zinxhir të fortë. Pikërisht kjo ide e forcës përmes bashkimit qëndron në themel të vizionit të Rodrigo-s, transmeton KultPlus. Në skenën e festivalit u ngjitën emra të njohur të muzikës, mes tyre Doja Cat,...