Oliver Cromwell, një nga figurat më të diskutueshme të historisë angleze
Oliver Cromwell ishte ushtarak, politikan dhe udhëheqës i Revolucionit Anglez. Ai lindi më 25 prill 1599 në Huntingdon të Anglisë dhe vdiq më 3 shtator 1658. Cromwell u bë një nga figurat kryesore të luftës civile angleze dhe më vonë mori postin e Lord Protectorit të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës. Cromwell hyri në politikë në vitin 1628, kur u zgjodh deputet në Parlamentin Anglez. Ai u afrua me puritanët dhe u bë një kundërshtar i fortë i pushtetit të mbretit Charles I. Kur në vitin 1642 shpërtheu Lufta Civile Angleze, Cromwell iu bashkua forcave të Parlamentit. Gjatë luftës, ai u dallua si një komandant i aftë ushtarak. Cromwell ndihmoi në krijimin dhe organizimin e një ushtrie të re parlamentare, e cila njihej si New...
Burimi:
kultplus.com