Olise kërkon të ketë një “as nën mëngë”, Bayern në mëdyshje për të pranuar ose jo kushtin e francezit

Olise kërkon të ketë një “as nën mëngë”, Bayern në mëdyshje për të pranuar ose jo kushtin e francezit

12 Tetor 2026 18:18 Telesport Duke ditur rrezikun e vazhdueshëm nga Real Madrid, Bayern Munich po punon për të rinovuar sa më shpejt kontratën me Michael Olise. Megjithatë, ka një pengesë të rëndësishme që po shtyn bisedimet mes palëve. Klubi bavarez kërkon që në kontratën e re të Olise të ketë një klauzolë largimi, që mendohet të jetë rreth 200 milionë euro. Pikërisht këtë kusht duan të shmangin Olise dhe agjentët e tij. Këmbëngulja e tij për këtë pikë duket sikur ai po kërkon një “as nën mëngë”, diçka që e lejon të largohet nga klubi bavarez, kur ai ta mendojë të arsyeshme. Kontratat gjermane zakonisht nuk përfshijnë klauzola largimi, përveç nëse kjo është e specifikuar qartë në marrëveshje. Pikërisht këtë po kërkojnë Olise dhe...