Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB/ Pesë vendet e zgjedhura për 2026-2027 në Këshillin e Sigurimit
👁12090
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi këtë të martë Bahreinin, Kolumbinë, Republikën Demokratike të Kongos, Letoninë dhe Liberinë si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për një mandat dyvjeçar, që do të nisë më 1 janar 2026. Këto pesë shtete do të zëvendësojnë Algjerinë, Sierra Leonen, Korenë e Jugut, Gujanën dhe Slloveninë, të cilave u përfundon mandati në fund të vitit 2025. Këshilli i Sigurimit i OKB-së përbëhet nga 15 anëtarë: pesë të përhershëm me të drejtë vetoje si SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe dhe dhjetë anëtarë të përkohshëm që zgjidhen për një mandat dyvjeçar...