Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
OKB ngre alarmin, publikon raportin: Mbi 72,000 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014
👁12220
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit se më shumë se 72,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur përgjatë rrugëve të migracionit në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit. OKB thekson se numri më i madh i vdekjeve vjen nga vendet e prekura nga krizat ekonomike. “Që nga viti 2014, më shumë se gjysma e këtyre 72,000 njerëzve kanë vdekur ose janë zhdukur ndërsa janë në lëvizje në vendet që përjetojnë trazira të dhunshme ose fatkeqësi, përfshirë Libinë, Iranin dhe Mianmarin”, thanë Kombet e Bashkuara në raportin e publikuar sot. Top Channel