OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

OKB kërkon ndihmë urgjente për Mianmarin e shkatërruar nga tërmeti

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar. Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se po vepron në “nivelin më të lartë të emergjencës”. Ajo tha se i nevojiten donacione “për të ofruar kujdes urgjent për të plagosurit, për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”. Federata Ndërkombëtare e...

Burimi: Vizionplus.tv