OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!
Ngrohja globale pritet të tejkalojë objektivin prej 1.5 gradësh Celsius deri në fund të shekullit, sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Raporti paralajmëron se temperatura mesatare globale mund të rritet me 1.7 deri në 1.8 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale, ndërsa politikat dhe angazhimet aktuale të vendeve nuk janë të mjaftueshme për të frenuar ndryshimet klimatike. (Foto AP Photo/Natacha Pisarenko) Pavarësisht zgjerimit të shpejtë të energjisë së rinovueshme dhe masave për uljen e emetimeve në disa vende, ekspertët theksojnë se nevojiten shkurtime shumë më të mëdha dhe urgjente të gazrave serrë. Sipas raportit, emetimet globale duhet të ulen me 18% deri në vitin 2030, me 45% deri në vitin 2035 dhe me 69% deri në vitin 2040, në raport...
Burimi:
javanews.al