Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes, si dhe ndikimet në mjedis”, i publikuar në vitin 2013, është zhvilluar mbi punën autentike të studentit të masterit Fannie Mnisi në Afrikë. Tema, e publikuar në vitin 2008, titullohet “Vlerësimi i rrezikut mjedisor lidhur me venddepozitimet e parregulluara të mbetjeve në Bashkinë Albert Luthuli, Provinca Mpumalanga, në Republikën e Afrikës së Jugut”. Në hyrje të doktoraturës së vet, përmend problematikat e landfillit të Sharrës, ndërkohë që ato ishin problematika të landfillit në Afrikë. Nëse shihen rreshtat e punimit të saj, zonja Manastirliu ka cituar autorë të huaj, duke harruar se këto përfundime dhe konkluzione autorët në fjalë i...