Ogerta Manastirliu: Gjimnazistët e shkollës “Arben Broci” u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025

Ogerta Manastirliu: Gjimnazistët e shkollës “Arben Broci” u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025

“Një tjetër arritje e gjimnazistëve të shkollës “Arben Broci”, të cilët u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025, që u zhvillua në Athinë, Greqi, ku morën pjesë të rinj nga 40 vende të Europës me mbi 2 000 “startup-e” rinore. Me kompaninë e tyre “Aquabrain”, kampionët tanë të shkencës dhe teknologjisë Hergi, Elvana, Albi dhe Xhevri krijuan projektin inovativ “Hydrosense”, një sistem inteligjent që monitoron lagështinë e tokës në kohë reale, duke kursyer ujë dhe përmirësuar praktikat bujqësore në mënyrë të qëndrueshme”- shkruan Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit.  
Burimi: Kohajone.com