OBSH kërkon shpjegime, Rusia mohon përhapjen e virusit të murtajës: Nuk u gjet asgjë nga 5 mijë testime

OBSH kërkon shpjegime, Rusia mohon përhapjen e virusit të murtajës: Nuk u gjet asgjë nga 5 mijë testime

foto ilustruese RUSI-Mbikëqyrësi i shëndetësisë i Rusisë ka njoftuar se nuk ka rrezik për një epidemi pas vdekjes së punonjëses të laboratorit në një institut kërkimor kundër murtajës në Siberi, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për më shumë informacion në lidhje me episodin shqetësues. Sipas Rusisë, nuk u zbuluan probleme shëndetësore që lidhen me sëmundjet infektive dhe rezultatet e gati 5,000 testeve laboratorike nuk zbuluan mikroorganizma patogjenë të rrezikshëm.  Pavarësisht deklaratës pozitive nga autoritetet ruse, ekspertët globalë të shëndetësisë ende po bëjnë thirrje për kujdes dhe kërkojnë më shumë transparencë nga Moska. OBSH thotë se nuk mund të përfundojë një vlerësim të plotë të rrezikut pa më shumë informacion nga Moska. Zhvillimet vijnë pas një rasti të dyshuar të murtajës pneumonike që rezultoi në...