“O Zot, çfarë bëra kështu? Qava me dënesë kur firmosa me Real Madridin”

“O Zot, çfarë bëra kështu? Qava me dënesë kur firmosa me Real Madridin”

3 Nëntor 2026 8:13 Alfred Lleshi Michael Owen iu bashkua Real Madridit në sezonin 2004-2005, duke u larguar nga Liverpool-i për 12 milionë euro. Qëndroi vetëm një sezon, pasi nuk arriti të përshtatej me skuadrën dhe qytetin, përpara se të transferohej te Newcastle për 24 milionë euro. Në një intervistë për “FourFourTwo”, ish-sulmuesi anglez, sot 46 vjeç, kujtoi se si ndodhi transferimi: “Gjëja e fundit që më shkonte në mendje ishte të largohesha nga Liverpool-i. Ishim në turneun parasezonal në SHBA dhe agjenti më telefonoi në dhomën time, ku ndodhesha me Carragher”. Shoku i skuadrës e këshilloi të mos largohej: “Carragher  më tha mos ik. Ata kanë Raúl, Ronaldon dhe Fernando Morientes. Nuk do të luash asnjë minutë”. Megjithatë, Owen pranoi ofertën, por më pas...