Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“O Liri, o vdekje”, Ilir Meta mesazh zanor nga burgu: 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 majit, të shpëtojmë…
👁12497
Mesazhi i Ilir Metës: Të dashur qytetarë, shok dhe miq në tërë Shqipërinë dhe anembanë botës, Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë. Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 Majit kur shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit për të dërrmuar sektin më të pabesë që shpopulloi vendin tonë qëllimisht. Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë por që me lekët e vjedhura nga ju fabrikon sondazhe të rreme për të dekurajuar frymën e madhe dhe të pandalshme...