“O Edi”/ E moshuara përplaset me truprojat e kryeministrit, Rama ndalon dhe e dëgjon: Hajde…

“O Edi”/ E moshuara përplaset me truprojat e kryeministrit, Rama ndalon dhe e dëgjon: Hajde…

Pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qytetin bregdetar. Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar, e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin. Siç shihet dhe në video e moshuara është përplasur edhe me truprojat e kryeministrit, vetëm që të takohej me të. Rama, pasi ka parë këtë skenë, e ka takuar të moshuarën dhe të dy biseduan për pak momente. “O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.
Burimi: Javanews.al