Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”
Gent Progni, personazhi që tentoi të merrte vëmendje në protestën “Flamingo”, po hetohet për publikimet që ia ka bërë në rrjetet sociale me fotografi dhe identitete të punonjësve të Policisë së Shtetit me komente fyese, denigruese dhe akuzuese duke i ekspozuar ata përpara protestuesve. Këto publikime – thotë policia – krijojnë rrezik për jetën e efektivëve, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe dhune. 37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”. Në hetim është vënë edhe Arjan Koçi, një shqiptar që thotë se jeton në Londër, dhe që ka ardhur në Shqipëri që prej protestave Flamingo. Sipas policisë ai ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme gjatë protestës, dhe...
Burimi:
javanews.al