Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur

Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur. Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë. Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë. “Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të parët ata që do të dalin me njoftim”, i tha Sakaliene radios publike...

Burimi: Top-Channel.tv