Numri i zyrave të këmbimit valutor arriti nivel rekord në 2024

Numri i zyrave të këmbimit valutor arriti nivel rekord në 2024

Numri i zyrave të këmbimit valutor arriti një rekord të ri vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në fund të 2024 raportoheshin 642 zyra të licencuara të këmbimit valutor.Numri i zyrave aktive u rrit me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2024, u licencuan 46 zyra të reja të këmbimit valutor, por ndërkohë iu revokua licenca 25 zyrave ekzistuese.Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i tyre është rritur me 27.6%. Vlerësohet se rritja e turizmit, sidomos në periudhën pas pandemisë, ka rritur volumin e këmbimeve valutore dhe rrjedhimisht duket se ka nxitur...
Burimi: Monitor.al