Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën: Jemi të lodhur! Balluku e pranishme, KQZ: Do vijojë puna

Numëruesit e PD në Fier ndërpresin punën: Jemi të lodhur! Balluku e pranishme, KQZ: Do vijojë puna

Enkelejda Veliu FIER-Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Sipas deputetit Luan Baci, tërheqja e komisionerëve ka ardhur si pasojë e lodhjes së numëruesve dhe pas riorganizimit. Ata do të rikthehen mëngjesin e ditës së nesërme. Përkatësisht ndërprerja është kërkuar në tre qendra për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.  "Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues,'-u shpreh nënkryetarja e KZAZ, Enkelejda Veliu. Ky vendim nuk është mirëpritur...
Burimi: Zeri.ai