Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Numërohen 272/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2
👁9656
Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më tani, PD është në epërsi me 25693 vota, ndërsa PS është me 22376 vota. E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste 4 mandate. Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë. Top Channel