Numërohen 221/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 10 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 221/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 10 mijë vota ndaj opozitës

Në qarkun e Dibrës janë numëruar deri tani 221 kuti votimi nga 222 që janë gjithsej. Ky qark ka numër tek mandatesh, çka do të thotë se një votë më shumë mjafton që njëra prej partive të marrë 3 deputetë. Nga të dhënat e raportuara në KQZ rezulton se socialistët kryesojnë me 32033 vota, ndërsa PD ka siguruar 21725vota. Diferenca mes tyre është 10,308 vota. PD merr 2 mandate në këtë qark, ndërsa PS 3 mandate. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv