Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Numërohen 219 Qendra Votimi, dominon PS, si renditen partitë e reja
👁4746
Pamje nga qendrat e votimit TIRANË- Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin. Deri në mesnatën e 12 majit janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani Partia Socialiste dominon me 26,055 vota, ose ndryshe 53.46% të totalit të votave të numëruara deri më tani. Pas PS renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%. Rezultatet paraprake për subjektet e tjera janë: Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,062 vota (4.23%) Koalicioni Nisma...