Numërohen 124 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 124 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Në Gjirokastër janë numëruar 124 kuti nga 198 që janë gjithsej. Sipas shifrave të raportuara zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë 15234 vota. Ndërsa koalicioni i djathtë deri tani ka mbledhur 6635 vota. Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 744 vota. Deri më tani socialistët sigurojnë 3 mandate, kurse demokratët vetëm 1. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv