Numërohen 1097 nga 1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! Shehaj i merr një mandat PD

Numërohen 1097 nga 1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! Shehaj i merr një mandat PD

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1097 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate. Ndërsa demokratët me 128032 votat e marra deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia. Partisë së Agron Shehajt tashmë i kanë kaluar 2 mandate, teksa ka grumbulluar 18173 vota. Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv