Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Vijon procesi i numërimit të votave të zgjedhësve jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot deri në orën 17:30 janë numëruara 100 835 zarfe me vota nga 194 889 që janë në total. Nga këto, PS-ja ka marrë 54 164 ose 54.20% në total, ndërsa PD-ja, e cila renditet e dyta ka marrë 28 273 vota ose 28.29% në total. Partia e tretë më e votuar nga diaspora është “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8 402 vota ose 8.41% në total. Partia Mundësia ka marrë 3 589 vota Lëvizja Bashkë ka marrë 2 615 vota...
Burimi: Gijotina.com