Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Numërimi i votave të Diasporës, Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë bashkatdhetarëve që mbështetën Partinë Socialiste
👁2410
Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Balla e cilësoi votën e diasporës si një akt historik, duke vënë në dukje mbështetjen masive që shqiptarët jashtë vendit i dhanë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. “MIRËNJOHJE DIASPORA kuqezi! Mbi 120 mijë shqiptarë e shqiptare, pothuajse dy në tre votues nga jashtë, mbështetën #EdiRama dhe #PartiaSocialiste për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian. KJO ËSHTË NJË VOTË HISTORIKE”, shkruan Balla, raporton A2 CNN. Kjo...