“Nuk u fsheha si struci për një mandat”, Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

“Nuk u fsheha si struci për një mandat”, Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

Dashnor Sula ka reaguar pas një postimi të Myslim Murrizit, i cili akuzonte ata që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike, se kanë heshtur gjithë këto kohë në mbledhjet e PD-së, duke duartrokitur çdo vendim, edhe pse mund të mos kenë qenë dakord. Sula thotë se Murrizi e ka përmendur kot emrin e tij, pasi e ka ngritur zërin disa herë nëpër organet drejtuese të PD. Reagimi i Sulës Nuk do ta kuptoja në asnjë moment që kolegu Myslim Murrizi më referohej edhe mua në postimin e tij në rrjetet sociale nëse nuk do të më përmendte emrin pasi unë dhe disa kolegë demokratë të tjerë kërkojmë riformatimin e Partisë Demokratike me qëllimin e vetëm: Që në 2027 dhe 2029 të mos përfundojmë në forcë e...