
Nuk raportuan incidentin në kompaninë telefonike, procedohen 7 punonjës sigurie
👁8889
Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë janë proceduar penalisht pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 25 dhjetor 2024 në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës, kur dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar kyçin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk...
Burimi:
Javanews.al