“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

Në zgjedhjet e vitit 2025 ardhja e Chris LaCivita u shit nga Sali Berisha si i dërguari i Presidentit Donald Trump për të udhëhequr fushatën dhe sjellë në pushtet Partinë Demokratike. Por, me sa duket gjërat janë shumë më ndryshe nga si e paraqiti Berisha në atë kohë. Në një përgjigje për ndjekësit në Truth Social, Presidenti Trump ka deklaruar për Chris LaCivita se ai është konsulent i tij i jashtëm dhe nuk punojnë për të. “Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse si konsulentë të jashtëm. Me shumë gjasa kanë klientë të shumtë, por për këtë do t’ju duhej t’i pyesnit ata. Atyre u lejohet të punojnë për të tjerë, ashtu si të gjithë konsulentëve në...