Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Nuk po vdes”: Phil Collins përballet me thashethemet
Legjenda e muzikës botërore, Phil Collins, ndodhet aktualisht në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në gju, duke mohuar zërat spekulativë që qarkulluan ditët e fundit mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe trajtimin në kujdes paliativ.Zëdhënësi i artistit konfirmoi për The Standard se Collins është në repartin mjekësor për operim, dhe jo në ndonjë formë trajtimi për fundin e jetës, siç ishte raportuar në mënyrë të pasaktë në disa media.Këngëtari i njohur për hite si “Another Day in Paradise”, është përballur me probleme të shumta shëndetësore gjatë viteve të fundit, përfshirë dëmtime nervore, pankreatit akut dhe vështirësi në ecje, të cilat...