Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë
Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë përqendruar në dy vatra kryesore: një mbi fshatin Dukat dhe tjetra në drejtim të Parkut të Llogarasë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile, të angazhuara për neutralizimin e zjarrit. Zjarri ka shpërthyer më 5 korrik dhe që prej asaj kohe ka përpirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredha, ndërsa në disa raste ka rrezikuar edhe banesat përreth. Për të ndihmuar në përballimin e situatës, nga...