”Nuk mungoi asgjë”, Meloni feston rekordin e qeverisë

”Nuk mungoi asgjë”, Meloni feston rekordin e qeverisë

Bota E Shtunë, 5 Shtator 2026 10:59 Kryeministrja italiane Giorgia Meloni festoi të premten rekordin e ri të qeverisë së saj, e cila me 1,413 ditë në detyrë është bërë më jetëgjata në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Silvio Berlusconit. Gjatë një tubimi në Bari, Meloni tha se qeveria e saj është përballur me kriza të shumta, nga fatkeqësitë natyrore te terrorizmi dhe sulmet kibernetike. “Nuk mungoi asgjë gjatë këtyre viteve në detyrë”, deklaroi ajo. Meloni theksoi gjithashtu rritjen e punësimit të grave, duke iu përgjigjur kritikave ndaj politikave të saj: “Në Itali nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë gra të punësuara”. Analistët vlerësojnë se suksesi kryesor i qeverisë së saj është rikthimi i besimit...