‘Nuk mund të luajnë me 2 porta’/ Rama: Ndjekje penale për inspektorët e IKMT që nuk denoncojnë ndërtimet pa leje

‘Nuk mund të luajnë me 2 porta’/ Rama: Ndjekje penale për inspektorët e IKMT që nuk denoncojnë ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e territorit se do të ndiqen penalisht nëse nuk denoncojnë ndërtimet pa leje në territorin e tyre. Rama njoftoi se një rregullore e bashkisë së Tiranës për menaxhimin e hapësirës publike do të adaptohet për tu kthyer në Rregullore Kombëtare për tju shërbyer si inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit, qoftë dhe policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, por dhe qytetarëve. “Kur bëhet fjalë për zhvillime që bëhen me javë e muaj dhe askush nuk i denoncon, atëherë kjo është pashfajësi. Njerëz që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me 2 porta....
Burimi: ntv.al