“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës në Derviçian, duke e cilësuar këtë veprim si “provokim të rëndë ndaj shqiptarëve”. Në reagimin e tij, fondacioni i kërkon Bashkisë Dropull të heqë portretin dhe të japë shpjegime publike, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të hetojë rrethanat e vendosjes së tij dhe të identifikojë përgjegjësit. Reagimi: “PROVOKIM I RËNDË NDAJ SHQIPTARËVE NË DERVICIAN. I bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Dropull të heq menjëherë portretin e Zervës nga ky ekspozim nderues dhe të japë një shpjegim publik për këtë zgjedhje të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të nisë, përmes institucioneve kompetente, një hetim të plotë për të sqaruar rrethanat, për të identifikuar personat që kanë propozuar, miratuar dhe...
Burimi:
javanews.al