“Nuk mbaj mëri”, Trump nuk e përjashton një pajtim me Musk, por… nuk është një nga prioritetet tani

“Nuk mbaj mëri”, Trump nuk e përjashton një pajtim me Musk, por… nuk është një nga prioritetet tani

Donald Trump tha se mund ta riparonte marrëdhënien e tij me ish-mikun e tij të ngushtë dhe miliarderin Elon Musk, por e bëri të qartë se pajtimi nuk është përparësi në këtë kohë. Duke folur për New York Post, presidenti amerikan theksoi se nuk e fajëson Muskun për prishjen e fundit në marrëdhënien e tyre, megjithëse pranoi se ndihej “pak i zhgënjyer”. “Nuk mbaj mëri”, tha presidenti 78-vjeçar i SHBA-së. “E vërteta është se u habita kur kjo ndodhi. Ai sulmoi një projektligj që është i shkëlqyer. Mendoj se ai në të vërtetë ndihet keq që e tha këtë”. Dhe shtoi: “Isha i zhgënjyer prej tij, por, e dini, kështu janë gjërat. Nuk e fajësoj. Isha vetëm pak i zhgënjyer”. Shpërthimi i Muskut Tensionet midis...