NUK MARRIM VETEM HALLE/ Rama shtrëngon drejtuesit politikë për zgjidhjen e ankesave
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit politikë të qarqeve, ku në fokus ka qenë bilanci i javëve të para të nismës “Prania Besnike”. Gjatë takimit janë raportuar numri i dëgjesave me qytetarët, ankesat e mbledhura dhe rastet e referuara pranë institucioneve përkatëse. Rama kërkoi që procesi të mos mbetet vetëm në mbledhjen e problematikave, por të shoqërohet me ndjekje konkrete dhe zgjidhjen e tyre. “Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e të çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të vijojë sa më mirë”, u shpreh Rama. Sipas të dhënave të paraqitura, dëgjesat janë rritur ndjeshëm në javën e dytë. Në Fier janë regjistruar 431 ankesa, në Vlorë 179, ndërsa në Korçë 263 raste. Në Tiranë, sipas Ogerta...
Burimi:
ntv.al