“Nuk ka sens”/ Situata politike pas zgjedhjeve, reagon ashpër deputeti: Pa koncepte politike marrin shumë vota…

“Nuk ka sens”/ Situata politike pas zgjedhjeve, reagon ashpër deputeti: Pa koncepte politike marrin shumë vota…

I ftuar në një studio televizive deputeti Alizoti u shpreh se logjika e zgjedhjeve ka rënë, kur kandidatë pa asnjë profil publik apo politik marrin më shumë vota se figura të konsoliduara të politikës. Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime serioze mbi legjitimitetin e procesit dhe rezultatin e tij. “Nuk ka sens që një njeri që nuk e njeh askush dhe nuk ka një koncept politik të marrë më shumë vota se Jorida Tabaku e cila garoi në Tiranë,” – u shpreh Alizoti, duke shtuar se kjo është një provë që tregon ndërhyrjen e grupeve të strukturuara të dyshimta. Sipas tij, një proces zgjedhor ku një parti përballet me kartelet, policinë dhe...