Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nuk ka qetësi në Shkodër/ Një i ri plagoset me thikë në fshatin Ndërlysaj
Një tjetër ngjarje është regjistruar në veri të vendit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërlysaj, në Theth, ku një i ri ka mbetur i plagosur lehtë thikë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku pas një përleshje është plagosur një banor vendas. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka ende të dhëna rreth motivit dhe rrethanave të ngjarjes.