Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nuk ka qetësi në Lindjen e Mesme! Irani godet një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit
👁4614
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Lajmi konfirmohet nga organizata izraelite të kërkim-shpëtimit ZAKA. “Goditje e drejtpërdrejtë në një ndërtesë në Haifa. Ekipet e Qarkut Verior ZAKA janë duke shkuar në vendngjarje”, shkroi ZAKA. Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit thanë gjithashtu se kishin marrë raportime për një “goditje të drejtpërdrejtë në një ndërtesë banimi në Qarkun Bregdetar”, me ekipet e zjarrfikësve që janë duke shkuar në vendngjarje. Top Channel