“Nuk ka më lojë macja me miun”/ Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Do ketë ndëshkime që të mos u shkojë më mendja…

“Nuk ka më lojë macja me miun”/ Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Do ketë ndëshkime që të mos u shkojë më mendja…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të prerë lidhur me zaptimin e hapësirave publike, duke theksuar se “lojërat e zakonshme të maces me miun” nuk do të tolerohen më. Në një lidhje direkte në rrjetet sociale, Rama deklaroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese të forta për të ndaluar fenomenin e ndërtimit pa kriter në zona publike dhe urbane, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje. “Është e rëndësishme të kuptohemi që ideja nuk është të ndëshkojmë. Do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju...