“Nuk ka lidhje me kartat”, Blushi zbulon detajet: Meta u nda nga Kryemadhi për tradhti dhe shkelje ligji

“Nuk ka lidhje me kartat”, Blushi zbulon detajet: Meta u nda nga Kryemadhi për tradhti dhe shkelje ligji

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në një emision televiziv tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metës, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit. Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta. “SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të  Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit. Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin  me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të...