Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk ka dorëzim”/ Protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat
Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët në disa qytete serbe dhe kërkuan lirimin e protestuesve të cilët u ndaluan nga policia, teksa protestat po rrisin presionin ndaj presidentit populist, Aleksandar Vuçic. Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, vendosën barrikada metalike dhe kosha mbeturinash nëpër rrugët e Beogradit dhe bllokuan urën Gazela, që gjendet mbi lumin Sava. Në Novi Sad- vendi ku lindi përpara tetë muajsh vala e protestave antiqeveritare- tubuesit rrethuan zyrat e Partisë Progresive Sebe (SNS) të Vuçiçit, duke goditur ndërtesën me...