Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk ka besueshmëri”, Komisioni Evropian: Rusia nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran
👁12803
Sipas Komisionit Evropian, Rusia nuk mund të luajë rolin e ndërmjetësues në konfliktin e armatosur Iran-Izrael. Anwar El Announim, zëdhënësi i KE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, deklaroi se “Rusia nuk mund të jetë një ndërmjetësuese objektive.” Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i KE theksoi për BE se Rusia nuk mund të luajë në asnjë mënyrë një rol ndërmjetësues, siç sugjeroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. “Rusia nuk ka besueshmëri”, theksoi ai, duke shtuar se “Rusia po shkel vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare”. Top Channel