Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nuk jemi të shitur, por të sulmuar: e vërteta vazhdon, edhe pa foto
Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, Krenar Çoçaj dhe Endi Demneri shumë pranë në një resort në Ibiza, shkaktoi edhe shumë trazira. Jo vetëm në rrjet. Bëri zhurmë tek ata që nuk durojnë dot të shohin realitetin pa filtra. Dhe kur nuk funksionuan presionet, ofertat për para, ndërmjetësit dhe kërcënimet nga “gangot prej kartoni” që u rropatën për të na ndalur, kaluan në tjetër fazë: denoncime e raportime për të na çuar drejt penalizimit të llogarisë tone në Instagram. Ndaj, po: jemi detyruar ta fshijmë postimin. Jo sepse u tërhoqëm. Jo sepse u shitëm. Por sepse llogaria e IconStyle në Instagram po përpiqet të sulmohet. Ky është realiteti shqiptar i mediave: kur nuk mund të blejnë lajmin, përpiqen të zhdukin vetë mediumin. Çifti në fjalë...