“Nuk jemi heronj në fitore dhe tradhtarë në humbje”, Armand Duka flet për Kombëtaren: Luftojmë që të jemi në garë kualifikimi deri te Anglia

“Nuk jemi heronj në fitore dhe tradhtarë në humbje”, Armand Duka flet për Kombëtaren: Luftojmë që të jemi në garë kualifikimi deri te Anglia

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF 2025 mbajti punimet këtë të mërkurë në “Shtëpinë e Futbollit, duke bërë bashkë të gjitha strukturat përfaqësuese të futbollit shqiptar. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në këtë Asamble morën pjesë jo vetëm përfaqësuesit e shoqatave anëtare, por nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, përfaqësuesi i UEFA-s, Jozef Kliment si edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Ogerta Manastirliu. Kreu i FSHF u ndal pak më gjatë te pjesa e Kombëtares, teksa theksoi se nuk kërkon heroizma kur Shqipëria fiton, ashtu si edhe nuk kërkon që të teprohet më shumë kur Shqipëria humbet, për të shkuar në etiketimet si “tradhtar”. Duka theksoi se qëllimi i Shqipërisë është...