Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk jemi dakord për tarifën e vendosur nga Trump”/ Presidentja e Meksikës optimiste: Besoj se do të arrijmë një marrëveshje me SHBA
Meksika shpreh besim në arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në për tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u shpreh se tarifa prej 30% mbi produktet meksikane e njoftuar Trump ishte e padrejtë. Taksa e re iu njoftua Meksikës gjatë negociatave të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të premten midis zyrtarëve nga të dy vendet. “Ne treguam në tryezën (e negociatave) se është një trajtim i padrejtë dhe se nuk jemi dakord. Meksika është tashmë në negociata për të rënë dakord për një alternativë ndaj tarifave doganore që do të lejonte që bizneset dhe vendet...