Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk je perandor i botës”, Presidenti brazilian i përgjigjet Trump-it: Kërcënimet, shkelje e hapur e protokollit diplomatik
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave të rënda ndaj Brazilit, duke deklaruar se homologu i tij amerikan është zgjedhur për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe “jo për të qenë perandori i botës.” Javën e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50% ndaj Brazilit duke filluar nga 1 gushti, sipas një letre të publikuar në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social. Në këtë letër, Trump lidhi kërcënimin për tarifat me atë që e cilësoi si një “gjueti shtrigash” ndaj ish-presidentit brazilian...