“Nuk ishte fare faji i Etrit Berishës”! Ilir Alliu prek detajin: Maran duhej ta kuptojë, nuk di të luajë me këmbë

“Nuk ishte fare faji i Etrit Berishës”! Ilir Alliu prek detajin: Maran duhej ta kuptojë, nuk di të luajë me këmbë

Ilir Alliu, ish lojtari i Kombëtares ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Teksa ka folur për analizën e ndeshjes dhe njëkohësisht për rastin e Etrit Berishës që vendosi ndeshjen, Alliu e ka parë këtë moment paksa më ndryshe. “E kemi nisur ndeshjen në mënyrë fantastike, vendosja ishte shumë e mirë. Për 20 minuta para kartonit të kuq e kemi dominuar ndeshjen, nga të gjitha anët. Ishim vërtet shumë mirë. Derisa vjen gabimi fatal i Etrit Berishës dhe ndeshja kthehet.Shiko, ka diçka tani që duhet të theksojmë. Një ndeshje fitohet në dhomën e zhveshjes, për mua ne e kemi humbur aty, nuk është fat. Ne të gjithë e dimë që Etrit Berisha është zero, me këmbë është zero, nuk e...