Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Që kur shkatërruam objektet bërthamore nuk kam folur fare me ta
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk po flet me Teheranin pasi bombarduesit amerikanë sulmuan objektet bërthamore iraniane, duke theksuar se nuk i ofron asgjë Iranit, në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur nga ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama. Në një postim që bëri gjatë natës në Truth Social, presidenti i SHBA-së shkroi: “Unë NUK i ofroj ASGJË Iranit, ndryshe nga Obama i cili u pagoi atyre miliarda dollarë si pjesë e lëvizjes së pamend drejt një Plani të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit për armët bërthamore (i cili tani do të kishte skaduar!). Unë as nuk kam folur me ta që...