“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto Carlos bëhen bashkë dhe blejnë klubin
Dy legjendat e futbollit brazilian, Ronaldo Nazário dhe Roberto Carlos, kanë nisur një projekt ambicioz për të rikthyer Inter de Limeira në majat e futbollit brazilian. Të dy ish-kampionët e botës janë pjesë e një grupi investitorësh që ka marrë kontrollin e 80% të aksioneve të klubit, ndërsa 20% do të mbeten në pronësi të shoqatës së klubit. Marrëveshja u miratua nga drejtuesit e Inter de Limeira. Në votimin e zhvilluar më 31 gusht, 53 këshilltarë votuan pro dhe vetëm një kundër, duke i hapur rrugën një kapitulli të ri në historinë e klubit. Grupi i investitorëve drejtohet nga Enrico Ambrogini dhe përfshin Ronaldo Fenomenin, Roberto Carlos, Princin Saudit Abdullah bin Saad bin Abdulaziz Al Saud dhe investitorë të tjerë. Objektivat janë të mëdha. Projekti...
Burimi:
vizionplus.tv