‘Nuk hyja dot nga tymi i zi’, banori tregon momentet kur nxori nënën dhe bashkëshorten nga banesa pas shpërthimit

‘Nuk hyja dot nga tymi i zi’, banori tregon momentet kur nxori nënën dhe bashkëshorten nga banesa pas shpërthimit

banori i pallatit ELBASAN- Shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5 katësh në Elbasan u shoqërua me momente paniku dhe përpjekje për të shpëtuar personat që ndodheshin brenda banesave. Mes banorëve që u përballën me situatën ishte edhe një prej tyre i cili, sapo dëgjoi shpërthimin u nis me drejt shtëpisë për të nxjerrë familjarët e tij. Në momentin e ngjarjes ai ndodhej në një lokal pranë pallatit. Me të mbërritur në banesë gjeti nënën dhe bashkëshorten, të cilat arriti t'i nxirrte jashtë nëpërmjet dyerve të ndryshme. Përpjekja për të ndihmuar edhe banorët e tjerë u bë e pamundur për shkak të tymit të dendur që kishte përfshirë ambientet. Nëna e tij ndodhet aktualisht në spital pasi ka pësuar probleme me tensionin, ndërsa bashkëshortja është në...